Reagimi nga PL/ Dorezi: Mbështetja e sportistëve për Veliajn, skenar i shëmtuar i shitjes së vlerave!

Reagimi nga PL/ Dorezi: Mbështetja e sportistëve për Veliajn, skenar i shëmtuar i shitjes së vlerave!

22:40, 02/05/2023
A+ Aa A-

E ardhmja politike e Erion Veliajt është në pikëpyetje të madhe, kur jemi 12 ditë larg zgjedhjeve vendore. 

Ai i di mjaft mirë kuotat në opinionin publik dhe prandaj po bën gjithçka që të krijojë një realitet të rremë mbështetje, duke blerë lart e poshtë artistë dhe sportistë që i dalin në krah papritur. 

Së fundmi, Veliaj mori edhe mbështetjen e Andi Lilës dhe Florian Markut. 

Një gjë e tillë ka sjellë reagimin e Partisë së Lirisë, përmes kandidatit për anëtar të këshillit bashkiak të Tiranës, Besford Dorezi. Në një status në rrjetet sociale ai shprehet mbështetja e sportistëve për Veliajn është një skenar i shëmtuar i shitjes së vlerave. Në këto vite qeveria ka rilindur injorancën, thekson ai. 

Reagimi
Kjo fushatë 'mbështetëse' e pseudo sportistave për kryetarin e bashkisë së Rilindjes është nje skenar i shëmtuar i shitjes së 'vlerave', të atyre që nuk i kanë. Sepse politika ka mbështetur gjithmonë njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe që fitojnë tituj të pa merituar. Nëse Florian Marku quhet sportist elitar, duhet të  ndeshej me ne këtu në Shqipëri, që i kemi kërkuar përballje. Prandaj mos na bëni show me njerëz që nuk njohin parimet e sportit. Kjo është dhe fytyra dhe imazhi i kësaj qeverie që ka rilindur injorancën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco