Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Andi Mustafaj: Rama ka vendosur sistemin e konfuzionit të përhershëm. Opozitën nuk e rrëzoi dot!

22:04, 02/05/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i Departamentit ‘Brain Gain’ në Partinë Demokratike Andi Mustafaj deklaron se Edi Rama ka vendosur sistemin e konfuzionit të përhershëm në Shqipëri. 

Në një lidhje më Skype për ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv, Mustafaj është shprehur Rama nga skandalet e vazhdueshme, por edhe nga batutat e tij tenton të çojë popullin në konfuzitet në mënyrë që të humbasin sistemin e vlerave.

Gjithashtu ai thotë se është meritë e madhe që opozita nuk është rrëzuar ndaj këtij sistemi të 'Rilindjes'.

“Edi Rama ka vendosur në Shqipëri sistemin e konfuzionit të përhershëm që i bije gjithmonë e më fortë shoqërisë. Ai e tendos shoqërinë në mënyrë  të vazhdueshme, krijon konflikte, krijon skandale dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe më një shpejtësi të tillë saqë populli bëhet konfuz dhe humb sistemin e vlerave. Ne e dimë që një popull që humb sistemin e vlerave, pra nuk është më i lidhur me një sistem të fortë që gjithsecili mund të orientohet, ky popull është i destinuar që në një farë mase të manipulohet.

Kjo që shohim sot nuk është një moment i caktuar, është një vazhdë e gjatë që Edi Rama ka bërë dhe që na ka sjellë në këtë pikë që me gjasa në qoftë se nuk ndalohet në momente demokratike ku na jepet mundësia që të ndëshkojmë pushtetin atëherë ai do e vazhdojë dhe nuk e dimë se deri ku do e çojë.

Ne vërtet mund të qeshim me ndonjë gjë që mund të thotë Edi Rama por ajo është një skenar i tij dhe ajo e qeshmja jonë na rrëzon ne në lojën e tij e cila gjithmonë e më shumë do na rrëshkasë drejt sistemit të konfuzionit të përhershëm.

Jam shumë i lumtur që opozita dhe kandidatët e opozitës së bashkuar nuk janë trembur dhe i kanë rezistuarfaktit që kanë pasur një sistem përpara vetes, një lavatriçe mediatike të rrjeteve sociale me të gjitha mënyrat gati për ti përbaltur ata por ata janë akoma sot këtu dhe qëndrojnë në këmbë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco