Lajmi i fundit

FOTO - Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë…

Progni: Qeveria dhe Veliaj ka punësuar një specialist të IT për të bllokuar rrjetet sociale

21:56, 02/05/2023
A+ Aa A-

Gent Progni, eksperti i IT i ftuar në emisionin A Show me Adi Krastën në Syri TV është shprehur se Veliaj dhe qeveria kanë punësuar një specialist IT nga Izraeli për të bllokuar rrjetet sociale të personave të përvetshëm, që është në kundërshtim me rregullat e facebook.

Progni ka paralajmëruar se është duke përpiluar një padi që do t’i drejtohet të gjithave institucioneve që merrem me këtë anormali dhe t’i bllokojnë.

Ne kemi shpjeguar dhe thënë disa herë që ekzistojnë disa operacione si aktivisti, patronazhisti kemi një zotëri nga izraeli i cili merret me mënyrën sesi të bllokojë rrjetet sociale ose emrat të caktuar. Të gjitha këto janë aktive dhe tani, ne kemi punuar që këto të evidentojmë dhe ti denoncojmë fuqishëm, duke  i dërguar te Apple, Facebook që të ndalojnë këtë gjë.

Vetë facebook e ka sistemin mbrojtës dhe duhet që automatikisht ti bllokojnë këto faqe, por mbi të gjitha kërkojmë dhe mbështetjen e rinisë që të kemi një përfaqësim dinjitoz të rinisë në rrjetet sociale. Ata nuk janë më një burim ku të sherosh dhe komentosh por edhe një burim i manipulimit të masave. Paratë e korrupsionit të AKSH kanë shkuar për të ndërtuar aplikacione të tilla si Aktivisti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco