Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

VIDEO/ Veliaj i dha 50 milionë lekë këngëtarit, Manjani: Ky palaço lekët e taksave i bën për aheng

21:20, 02/05/2023
A+ Aa A-

Ylli Manjani ka sulmuar Erion Veliajn, i cili me lekët e taksave të shqiptarëve blen artistët, për ti dhënë mbështetjen.

Duke folur në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, Manjani pyet se cili nga këta artistë kush do ja gjejë shtëpinë nënë Lizës?

‘50 milionë lekë. Palaço. Lekët e taksave, çdo datë 28 të muajit është dita e taksave, ky palaço i bën për aheng. Çfarë arti është ky, ky është poshtërsi.

Unë nuk kam gjë me artistët, por jemi duke diskutuar për cilësinë e grabitjes së parave publike dhe kjo është grabitje, kjo është poshtërsi.

Tani unë kam një pyetje, atë nënë Lizën, kush do ja gjejë shtëpinë, Ermal Mamaqi apo kush është ky tjetri. Kush do ja rregullojë shtëpinë. Kush do e ndalojë prishjen masive të banesave mbi 50 vjet, kush këta do ta ndalojnë’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco