'Vjedh nga mëngjesi deri në darkë shqiptarët/ Berisha: Edvin në çdo ligj të botës, ti kryeson një organizatë kriminale!

20:11, 02/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi nga Shkodra abuzimet e qeverisë së Edi Ramës. 

Lideri i opozitës akuzoi Ramën se vjedh nga mëngjesi deri në darkë shqiptarët. 

Ai tha se në çdo ligj të botës Edi Rama kryeson një organizatë kriminale. 

"Ai vjen këtu dhe përpiqet të mashtrojë, gënjejë, se unë jam çerek shkodran, se gjyshen e kam shkodrane, tani dua ti them dy fjalë. Gjyshja e tij ka qenë një shkodrane fisnike, po ju them unë. Por problemi i saj është se, njëlloj si i asaj nënës në poemën e Bertol Brehtit, që thotë; këtë këmishë ngjyrë kaki, dhe këto çizme ti kam falur, sikur të dija, biro çdi, më mirë veten kisha varur. Edhe gjyshja jote po ta dinte Edvin, se yt atë djali i saj, do të firmoste për varjen në litar të poetit që do ti këndonte lirisë, të drejtave të njeriut, do ti vinte këtë epitaf tek guri i varrit. 

Por edhe ty Edvin, kur të të shifte që ke përqendruar të gjitha pushtetet, duke vjedhur dhe plaçkitur shqiptarët, një gjë të tillë do ta recitonte çdo natë tek veshi. Ndaj dhe më mirë lejë gjyshen aty ku është të prehet në paqen e Zotit se ti ke marrë rrugën e djallit.  
 
Këto zgjedhje janë zgjedhjet e jetës tonë. Shkodra përmbysi e para monizmin në vitin 1991, por sot ne jetojmë një monizëm i cili tu them të vërtetën ju, sipas socilogëve më të njohur të kohës është forma më e egër më e shëmtuar e monizmit. Forma e monizmit që nuk bazohet në doktrinën staliniste, nuk bazohet në teokraci, në sundim ushtarak, por bazohet kryekëput në bandokraci, në sundimin e bandës. Dhe e vërteta është se ti Edvin në çdo ligj të botës, në çdo kod, në çdo kushtetutë kryeson një organizatë kriminale, që vjedh nga mëngjesi deri në darkë shqiptarët, që praktikon gjenocidin ndaj tyre, në kuptimin e kartës së OKB-së për gjenocid, që në nenin 3 thotë; është gjenocid krijimi i kushteve të llogaritura për largimin e qytetarëve nga vendi. Dhe ai këtë bën.

Një njeri që arrestoi 36 mijë shqiptarë, për çfarë, për fatura drite, për çështje civile. Nuk e bën asnjë diktaturë në botë. Nuk arrestohet tjetri për çështje civile. Çështja civile i ka të përcaktuar me një kod qëndrimet, kurse ky si gardian kalonte nga një studio në tjetrën me hekura në xhep, kundër qytetarëve të vet. Edvin këto dhe tirania e varfërisë që u ktheve shqiptarëve janë aktet më të shëmtuara të një qeveritari", u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco