‘Deklarata e Ramës në Devoll’, revoltohet gazetari: Si guxon djali i Kristaq Ramës të më thotë 'pështy mbi varrin e gjyshit'

19:32, 02/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari i Syri Tv Armand Maho u shpreh i indinjuar ndaj deklaratës së pak minutave më parë  të Edi Ramës në Devoll i cili shprehet se të votojnë kandidatin e opozitës është njësoj si të kenë pështyrë varret e gjyshërve.

I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon, Maho thotë se kjo deklaratë bëhet ende më e shëmtuar pasi kryeministri e bëri përpara të rinjve të zonës, gjyshërit e të cilëve kanë rënë në kohën e komunizmit.

“Kjo është një deklaratë pa pikë kuptimi sidomos në këtë trevë. Del Edi Rama, djali i Kristaq  Ramës, pështyn mbi varrin e paraardhësve të atyre njerëzve. Unë jam nga Devolli dhe gjyshi im është vrarë në 1943 nga forcat komuniste.  Unë nuk ia kam gjetur akoma varrin dhe del Edi Rama në Devoll  dhe bënë atë deklaratë. Unë tani si duhet të ndihem?! Këta po luajnë mendsh. Përpara nxënësve të gjimnazit  del djali i Kristaq Ramës dhe thotë ‘pështy mbi varrin e gjyshit tënd’. Çfarë do të thotë kjo? Unë jam nip ballisti nga Devolli. Nuk e di  çfarë emri t'i vë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco