Berisha: Benet hajde këtu së bashku me Bardh Spahinë. Hajde dëshmo se ke ndjenjën e përgjegjësisë ndaj Shkodrës!

19:23, 02/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi në Shkodër, kryeqendrën e veriut turin elektoral për zgjedhjet e 14 Majit. 

Përmes një mitingu entuziast, lideri i opozitës kërkoi votën e qytetarëve shkodranë për Bardh Spahinë. 

Berisha ftoi edhe kandidatin e Edi Ramës, Benet Becin që të dalë në debat me Spahinë. 

Kreu i PD theksoi se për dy vite në Parlament, Benet Beci nuk përfaqësoi interesat e Shkodrës dhe shkodranëve. Sipas tij, Benet Beci në 14 maj nuk do të marrë as votat e fisit të tij. 

"Është një nder i madh për mua të paraqes sot para jush kandidatin për kryetar bashkie, të votës tuaj të lirë, Bardh Spahinë. Tu garantoj ju se Bardh Spahia misionin e tij të nisur një vit më parë, me përkushtim të madh, me ndershmëri, me respekt dhe dashuri për qytetarët e Shkodrës, banorët e saj në të 4-anët e rrethit, do ta çojë përpara në të gjitha aspektet, fushat. Shkodra është një qytet me potenciale më të jashtëzakonshme se çdo territor tjetër i trojeve shqiptare. E vendosur mes detit dhe alpeve, e vendosur mes një kompleks eko-ujor, mrekulli e vërtetë natyrore. 

Shkodra qyteti i qytetarëve fisnikë, i grave dhe burrave që gabuan historikisht më pak se të gjithë shqiptarët. Që kanë një raport me Zotin, me vlerat, me të vërtetën, më të drejtin që mund dhe duhet të ketë njeriu i civilizuar. Në këtë mision do të njohë, do të kapë zhvillime të madh dhe të rëndësishme. Me programin e tij, Bardh Spahia bazuar në parimet më themelore dhe idealet e qytetarëve të Shkodrës, do të shndërrojë Shkodrën në qytetin lider të zhvillimit të harmonishëm, të prosperitetit, të reputacionit më të madh në rajon, Europë dhe kudo.
 
Karshi Bardh Spahisë kandidon përfaqësuesi i Edi Ramës. E meriton këtë që po bëni ju, megjithatë kjo është njëra anë, ana tjetër është ftesa ime; Benet hajde këtu bashkë me Bardh Spahinë, dilni para qytetarëve dhe jepni, jepni llogari për çdo gjë. Përgjigjuni të gjitha pyetjeve të qytetarëve të Shkodrës dhe me këtë ti dëshmon se ke ndjenjën e përgjegjësive, përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Shkodrës. Me këtë ti shlyen deri diku një detyrim sepse dy vjet në atë parlament nuk e shqipërove njëherë fjalën Shkodër dhe Shkodran. Benet vetëm për këtë kam bindjen se gjysma e Becëve nuk do të votojnë ty
", tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco