VIDEO/ Edi Rama del jashtë kontrollit, përdhos varret e të vdekurve në Devoll

18:57, 02/05/2023
A+ Aa A-

Tjetër deklaratë skandaloze me autor kryeministrin e vendit, Edi Rama. 

Pasi u tha grave në Pogradec "të turren nëpër gjitonë, burrë mbi burrë ditën e votimit" dhe "t'i mbyllin në shtëpi që të mos votojnë opozitën", sot në Devoll kryeministri u shfazua. 

Gjatë takimit elektoral, Rama iu drejtua qytetarëve se të votojnë kandidatin e opozitës është njësoj si të kenë pështyrë varret e gjyshërve. 

Se dhe gjyshërit më të paepur të Ballit Kombëtar do të rrotullohen në varr po t'u jepni votën këtyre që i thonë vetes e djathtë dhe që vijnë këtu me në krye Like Floririn. Kjo është një pështymë mbi varrin e gjyshërve", ishte deklarata skandaloze e Ramës.  

Kryeministri nuk njeh limite dhe as norma njerëzore kur vjen puna për vota dhe pushtet. 

Ai është i gatshëm që për interesat e tij të ngushta politike të përdhosë edhe të vdekurit. 

Por kuptohet se cila është arsyeja që e shtyn kryeministrin drejt këtyre deklaratave prej të lajthituri. 

Edi Rama e di më mirë se kushdo tjetër se ku do të renditet në këto zgjedhje dhe çfarë ngjyre do të marrë harta e Shqipërisë në 14 Maj.

Prandaj edhe vijon nga dita në ditë jo vetëm të zbrazë mllefin ndaj kundërshtarëve politikë, por edhe të fyejë e poshtërojë qytetarët me deklarata nga më të paimagjinueshmet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco