Neza: Nëse kandidatët e PS do kishin punuar siç duhet, nuk do kishin frikë të dilnin në debate

19:09, 02/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari Sami Neza ka deklaruar se nëse kandidatët e Partisë Socialiste do të kishin punuar siç duhet me qytetarët dhe vendin ata nuk do të kishin frikë të përballeshin në debat me kandidatët e opozitës.

I ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv, Neza është shprehur se rilindësve i mungon transparenca në politikë, gjë e cila i pezullon dhe në prononcim.

“Politika është fusha ku transparenca është më e dukshme se kudo tjetër. Kjo është mungesa e kryetarëve të bashkisë në detyrë ose të kandidatëve të partisë socialiste. Mungesa e transparencës në politikë nuk është veti e politikës. Nëqoftëse ti je politikan dhe heziton të bësh transparencë ose të shfaqësh opsionet e tua përballë qytetarëve do të thotë se je duke bërë diçka tjetër ose je duke fshehur diçka tjetër.

Mendoj se nëse kandidatët e partisë socialiste do kishin punuar mirë, do kishin profile të cilat të cilët përmes tyre ata do mund ti qëndronin kandidaturave  të opozitës ata do të kishin pranuar për të dalë. Por është pikërisht ky përfundim që ka arritur partia socialiste dhe kryeministri Rama që çdo ballafaqim do ti rrëzonte ata përpara se të rrëzoheshin me votë. Kjo ka bërë që të tërhiqen të gjithë nga debatet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco