Ervin Goci: Posterat e Edi Ramës, demonstrim dhune. KQZ duhet të reagojë!

18:43, 02/05/2023
A+ Aa A-

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci është shprehur se posteri i fushatës së Partisë Socialiste është demonstrim dhune i cili krijon keqkuptime dhe manipulime.

I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv, Goci thotë se KQZ duhet ta marrë në konsideratë këtë dhe të reagojë ndaj veprimit të rilindjes.

“Këtu është demonstrim dhune. Në posterin e Ramës e kam parë si një shprehje që dy drejtuesit e opozitës janë kriminela Hage dhe janë vënë me kokë poshtë si të penduar, janë kapur prej jake të ndukur dhe i merr i çon zvarrë dhe mbi ta del një diell. Kjo është demonstrim dhune.

E para e punës nuk e di çfarë bën KQZ-ja sepse ai është një poster i cili krijon keqkuptime, krijon manipulime dhe nuk mund të vësh dy palë që konkurrojnë me platforma dhe ti i bie që mos ta pranosh palën tjetër fare sepse e merr dhe i fut në xhep kur do ti.

Nga një pamje komunikatave kjo është demonstrim dhune. Demostrim dhune është t’i thuash njerëzve që nëse s’më jepni votën mua unë ju lë në baltë, zbathur. Ky është element epërsie. Është poshtëruese dhe komplet e padrejtë sepse ne konkurrojmë dhe në fund e vlerëson populli”, tha Goci. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco