‘Serbët dhe shqiptarët janë kushërinj’/ Analisti nga Kosova: Rama, deklaratë skandaloze - s'kemi asnjë lidhje etnike me serbët!

18:19, 02/05/2023
A+ Aa A-

Analisti nga Kosova, Milazim Krasniqi ka komentuar deklaratën skandaloze të kryeministrit Edi Rama gjatë forumit ekonomik të Delfit në Greqi se shqiptarët dhe serbët janë kushërinj. 

Kjo deklaratë ngjalli reagime të shumta dhe zemërim nga ana e publikut.

Në një lidhje me Skype për edicionin  e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv, Krasniqi shprehet se Rama njihet për deklarata skandaloze, ashtu siç bëri edhe ditën e sotme, teksa argumenton se serbët dhe shqiptarët nuk kanë asnjë lidhje etnike.

“Edi Rama është i njohur për deklarata joserioze dhe shumë skandaloze, e tillë është edhe kjo e sotmja. Shqiptarët dhe serbët nuk kanë asnjë lidhje etnike, ata e kane prejardhje direkte prej ilirëve dhe kjo është e  argumentuar me fakte arkeologjike  historike , ndërsa serbët janë të ardhur në ballkan në shekullin Vll-Vlll të erës sonë dhe kanë ardhur thjeshtë si paganë, kështu që nuk kanë asnjë lidhje. Nga ana tjetër serbët dhe shqiptarët janë armiq  fatkeqësisht së paku prej shekullit XVllll e këndej. Çdo deklaratë e tillë është një përpjekje për konfuzion në realitetin e hidhur në të cilin janë marrëdhëniet serbo-shqiptare”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco