VIDEO-SYRI TV/ Rrugë pa projekt në kurorën e gjelbër në Mamurras, banorët kundër dëmtimit të zonës pyjore

17:13, 02/05/2023
A+ Aa A-

Banorët e lagjes ‘Demokracia’ në Mamurras protestuan për ditë të tëra pasi makineritë e tonazhit të rëndë po u dëmtojnë rrugën. Por pas kësaj kërkese kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara, po devijon rrugën duke dëmtuar një zonë pyjore. Për këtë nuk ka asnjë projekt. Ndërkohë banorët e fshatit Shpërthet dhe lagjes ‘Demokracia’ në Mamurras ankohen se gurorja që ndodhet në zonën e tyre po u shkatërron banesat me shpërthime të pakontrolluar të minave.

Nga SYRI TV

Banorët e fshatit Shpërthet në Mamurras kane dale kundër ndërtimit të një rrugë në pyllin e fshatit, ku sipas tyre sjell një dem të madh të pronave në kullota dhe të ekosistemit. Ata thonë së për ndërtimin e kësaj rrugë kryebashkiakja Majlinda Cara po e përdor sa për fushatë elektorale, pasi nuk ka asnjë projekt dhe as shpallje për kompaninë fituese.

Rruga është devijuar pas protestave të vazhdueshme të banorëve të lagjes demokracia në Mamurras të cilët kundërshtuan kalimin e makinerive të tonazhit të rëndë që kalonin në këtë lagje.

Ndërkohë banorët e fshatit  ankohen edhe për shpërthime e minave në guroren që fare pranë shtëpive të tyre. Ata thonë se shpërthimet e fuqishme po u dëmtojnë banesat.

Ndonëse kërkesat e banorëve të kësaj zone ndaj kryebashkiakes aktuale kanë qenë të vazhdueshme ata thonë se janë përballur me indiferentizëm, ndërsa shtëpitë e tyre nga shpërthimet e pakontrolluara po shkatërrohen dita ditës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco