VIDEO-SYRI TV/ Rama takim në Kolonjë, shfrenon gjuhën ndaj PD-së: Është bërë kashtë e kokërr

17:10, 02/05/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama vijoi fushatën në Kolonjë, ku pas investimit të vazhdueshëm për të shkatërruar PD-në, shpërtheu në fjalor denigrues ndaj forcës më të madhe të opozitës. Rama bëri presion ndaj kryetarit të partisë së Lirisë, ndërsa perdori fjalë fyerse edhe për kandidatine tij.

Nga SYRI TV

Pasi është investuar personalisht në lobim, me qëllim shkatërrimin e Partisë Demokratike, Edi Rama nuk është mjaftuar me kaq por ka nisur të përdorë edhe një fjalor denigrues me fjalë të papërshtatshme ndaj PD-së.

Deklaratat e Ramës, u bënë gjatë takimit në Kolonjë, ku kërkoi mbështetje për kryebashkiakun aktual, Erjon isai.

Rama është munduar të intimidojë dhe të bëjë presion, edhe ndaj Kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës.

Kryeministri nuk hoqi dorë nga vënia në lojë, e kandidatëve të tij, këtë herë duke i vënë një epitet fyes kryebashkiakut të Kolonjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco