VIDEO/ Tedi Blushi, Plator Nesturit: Je këshilltar i Veliajt, paguhesh nga taksat e qytetarëve 114 000 lekë/muaj

16:50, 02/05/2023
A+ Aa A-

Erion Veliaj paguan një armatë të tërë njerëzish kryesisht gazetarë dhe opinionistë, që i shërbejnë imazhit të tij mediatik. 

Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. 

Gjatë debatit në emisionin Log. të Endri Xhafos në Panorama Tv, Blushi ka debatuar me analistin Plator Nesturin, duke deklaruar se ky i fundit punon si këshilltar i Erion Veliajt. 

Blushi tha se nga taksat e qytetarëve të Tiranës, Nesturi paguhet 114 000 lekë të reja në muaj. 

Debati

Tedi Blushi: Do diskutoj me këshilltarin e Erion Veliajt apo analistin Plator Nesturi?

Plator Nesturi: Kë të duash ti...

Tedi Blushi: Duhet ta ndash vetë... Pra si këshilltar i Veliajt! 

Plator Nesturi: Ti si të duash më njih.

Endri Xhafo: Këshilltari nuk mban përgjegjësi as për këshillat dhe as për vendimet. Unë këshillat kam, thotë, vendimmarrjen e ka ai që është sipër. Është pozicioni më komod. Ka zero vendimmarrje.  

Tedi Blushi: Një këshilltar merr 10 mijë lekë më pak se një kryetar njësie. E dinit këtë?

Endri Xhafo: Këtij bravo i qoftë që merr lek për të dhënë mend, unë jap mend pa marrë lekë, unë jam budalla. Ka ndonjë vend pune për mua?

Tedi Blushi: Ai paguhet nga taksat tona dhe tuajat, nga taksat e qytetarëve. 

Endri Xhafo: Sa paguhesh o Plator? 

Tedi Blushi: Mos gaboj paguhet 114 000 lekë/muaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco