Blushi: Premtimet e Këlliçit janë 100 për qind të realizueshme

Blushi: Premtimet e Këlliçit janë 100 për qind të realizueshme

15:43, 02/05/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një intervistë për Faxneës tha se premtimet kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçit janë 100 % të realizueshme.

Blushi shtoi se kandidatët e opozitës janë superior përballë atyre të Ramës. Ai shtoi se opozita ka hyrë në garë në 61 bashkitë e vendit për t’i fituar.

Blushi: Premtimet e Këlliçit janë 100 % të realizueshme, do ketë transport publik falas dhe modern, reduktimin e nje sërë taksash dhe tarifash që paguajnë bizneset, zotimin tjetër për ndertimin e 500 oazeve të gjelberta dhe këndeve të pushimit, kemi premtimin referuar buxhetiit për ndërtimin e kopshteve dhe cerdheve ne cdo lagje dhe nënkalimit të sheshit Skendërbej që pritet të lehtësojë trafikun. Janë zotime të realizueshme.

Opozita ka hyrë në garë në 61 bashkitë e vendit për t’i fituar. Kjo garë ka 61 kandidatë të shkëlqyer, potencialisht fitues.

Shumica e kandidiateve te Rames janë nën hetime për afera korruptive, përballë këtyre kandidatëve opozita ndihet superiore.

Shumica  e kryebashkiakëve kanë minimalisht nga 2 mandate, nuk kanë cfarë të premtojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco