Kroaci/ Begaj takohet me shqiptarët e Zarës: Prania juaj këtu forcon lidhjet mes dy vendeve

Kroaci/ Begaj takohet me shqiptarët e Zarës: Prania juaj këtu forcon lidhjet mes dy vendeve

17:01, 29/04/2023
A+ Aa A-

Presidenti, Bajram Begaj, së bashku me Presidentin e Republikës së Kroacisë,  Zoran Milanoviç, vizituan sot komunitetin arbanas të Zarës (Zadar-it).

Gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi komunitetin arbanas për ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare.

“Prania juaj këtu në Zadar edhe pas më shumë se tre shekujsh është një trashëgimi e përbashkët historike, e cila ka ndikuar jashtëzakonisht shumë për forcimin e marrëdhënies dypalëshe miqësore midis dy popujve dhe dy vendeve. Këtë trashëgimi të vyer të kombit tonë që të parët tuaj e sollën këtu në Zadar, kemi detyrimin e përbashkët ta ruajmë e ta promovojmë edhe më shumë”, tha Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit vlerësoi mikpritjen dhe politikat e mira të Kroacisë për minoritetet, duke nënvizuar se shqiptarët si nga komuniteti i arbanasve apo atyre të ardhur në dekadat e fundit, përfaqësohen denjësisht në fushat e artit, sportit e deri në nivele politike në Parlamentin e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco