SYRI TV/ Mediu në Lezhë për zgjedhjet e 14 majit: Votoni kandidatin e opozitës, Pashk Gjonin!

12:00, 28/04/2023
A+ Aa A-

Nga Lezha, ku zhvilloi një takim  në mbështetje të kandidatit të opozitës për këtë bashki, Pashk  Gjonin, kryetari i Partisë Republikane  Fatmir Mediu u bëri thirrje qytetarëve që me 14 maj të votojnë ndryshimin. Sipas tij ka ardhur koha që shqiptarët të jenë të bashkuar dhe të rritet përfaqësimi i të rinjve.

Nga SYRI TV

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi këtë të  premte një takim me  qytetarët e Lezhës në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për këtë bashki, Pashk Gjonin si dhe të këshilltarëve bashkiakë të PR-së. Gjatë fjalës së tj, Mediu deklaroi se detyra e opozitës është që të bashkojë shqiptarët.  Teksa bëri thirrje për  të votuar maksimalisht Pashk Gjonin, Mediu theksoi se 14 maji do të jetë dita e ndryshimit

Sipas Mediut, sfidë për opozitën do të jetë edhe garantimi i votës së emigrantit.

Mediu deklaroi se ka ardhur koha që të garantohet përfaqësimi i të rinjve dhe ata të kenë të drejtën e vendimmarrjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco