SYRI TV/ Igli Cara prezanton projektin për bizneset 'Durrësi 2023-2027'

11:53, 28/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë", Igli Cara ka zhvilluar një takim me biznesin e Durrësit, i cili është ankuar për mungesë të fuqisë punëtore. Cara ka prezantuar programin elektoral duke vënë theksin te taksat dhe tarifat për sipërmarrësit.

SYRI TV

Mungesën e fuqisë punëtore e kanë nxjerrë në pah gjatë bashkëbisedimit me kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë", Igli Cara, biznesi i Durrësit.

Drejtuesi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në këtë qytet, Alban Isteri gjithashtu është shprehur edhe për kostot e shtuara për sipërmarrësit.

Ndërsa Cara është ndalur te pikat konkrete të parashikuara në programin e tij elektoral "Durrësi 2023-2027" për këto kategori.

Shpërndarja e buxhetit në njësitë administrative në përputhje me kontributin është një nga pikat kryesore të Carës për 4 vitet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco