Vasili nxjerr VIDEO-n: Bashkinë e Tiranës e drejton Veliaj, që mashtron çdo sekondë të jetës së vet

10:39, 28/04/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i PL-së Petrit Vasili ka publikuar një video të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ku para se të merrte postin e kryetarit, u premtonte qytetarëve se nuk do të ketë leje ndërtimi, ndërkohë që tani ndan pushtet me oligarkët e ndërtimit të kullave.

‘Bashkinë e Tiranës e drejton Veliaj, që mashtron çdo sekondë të jetës së vet. Ndaj duhet të ndahemi nga mashtruesit sa më parë dhe 14 maj të jetë dita e madhe kundër mashtrimit, kundër të pafytyrëve, kundër gënjeshtarëve si Veliaj, që e shqyen dhe plaçkitën Tiranën tonë’, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë:

Bashkine e Tiranes e drejton Veliaj, qe mashtron çdo sekonde te jetes se vet.

Kullat e dhena nga Veliaj jane aty ne mes te sheshit Skenderbej dhe po ky Veliaj ulerinte e mashtronte se nuk do jepte kurre leje ndertimi dhe do mbahej mend si njeriu qe nuk dha gjoja leje ndertimi.

Ndaj duhet te ndahemi nga mashtruesit sa me pare dhe 14 maj te jete dita e madhe kunder mashtrimit, kunder te pafytyreve, kunder genjeshtareve si Veliaj, qe e shqyen dhe plaçkiten Tiranen tone.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco