FOTO/ Adil Xhelili: Nxituan dhe në Bulo të hidhnin ca ‘balloma’ beton, shpejt e shpejt si të zënë në faj...

FOTO/ Adil Xhelili: Nxituan dhe në Bulo të hidhnin ca ‘balloma’ beton, shpejt e shpejt si të zënë në faj...

10:30, 28/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Libohovës, Adil Xhelili ka denoncuar administratën se kanë derdhur beton elektoral në fshatin Bulo.

Në postimin e tij në Facebook, Xhelili thekson se ‘koha e llogaridhënies për këta mashtrues po afron dhe kurrë nuk do të ketë punë të tilla pas 14 majit’.

‘Nxituan dhe në Bulo të hidhnin ca "balloma" beton, shpejt e shpejt si të zënë në faj se mos i kapte dikush e u kërkonte llogari. Banorë të Bulos e gjithë fshatrave, çohuni e kërkoni llogari se po ju gënjejnë sërish me çingërima, jeni njerëz dinjitozë që paguani taksa dhe nuk meritoni të talleni në këtë mënyrë’, shkruan Xhelili.

Postimi i plotë:

Nxituan dhe në Bulo të hidhnin ca "balloma" beton, shpejt e shpejt si të zënë në faj se mos i kapte dikush e u kërkonte llogari.

Pa projekt, pa plan, pa kanalizime, pa deklaruar asnjë shpenzim.

Kjo duhej të ishte unaza e premtuar e fshatit, rrugë me trotuar, ndriçim, gjelbërim?!

Për këtë do të paguajnë taksa banorët?!

Për kaq gjë u tallën me ta për vite e vite me radhë dhe ua bënë në 2 orë?!

Mjafton kaq për të siguruar ca vota dhs pastaj kur të shihemi prapë?!

Banorë të Bulos e gjithë fshatrave, çohuni e kërkoni llogari se po ju gënjejnë sërish me çingërima, jeni njerëz dinjitozë që paguani taksa dhe nuk meritoni të talleni në këtë mënyrë.

Koha e llogaridhënies për këta mashtrues po afron dhe kurrë nuk do të ketë punë të tilla pas 14 majit.

Të ndryshojmë këtë mënyrë pune, duke u qëndruar çdo ditë banorëve pranë për punë të vërteta, të rivendosim dinjitetin si hapin e parë në marëdhënien tonë afatgjatë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco