Mjerimi te ish-Këneta/ Igli Cara: Më 14 Maj do të bëjmë ndryshimin bashkë

Mjerimi te ish-Këneta/ Igli Cara: Më 14 Maj do të bëjmë ndryshimin bashkë

10:30, 28/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, zhvilloi takime në zonën e ish-Kënetës, ku duket qartë mjerimi dhe mungesa e investimeve.

“Pa rrugë dhe rrethuar nga ujërat e zeza!

Kjo është situata alarmante prej vitesh në ish-Kënetë, një nga zonat ku mungesa e investimeve është e vetmja përgjigje konkrete për banorët.

Niveli i lartë i ndotjes mjedisore mbizotëron, duke rrezikuar jetën e familjeve që jetojnë këtu, por dhe të të gjithë banorëve të Durrësit.

Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!

Investime, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së banorëve. Është detyrë e Bashkisë së Durrësit që taksat dhe tarifat vendore, t'i kthejë në shërbime për çdo familje në çdo zonë të qytetit!

Qyteti je ti!” shkruan Cara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco