Debati për posterin/ Këlliçi: Luftë pa tolerancë korrupsionit. Një drejtor i Veliajt na kushton 25 mln euro!

22:54, 27/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i PD, Belind Këlliçi iu përgjigj kritikëve për posterin që nxiti debat. 

Çim Peka Live, Këlliçi tha se korrupsioni në Bashkinë e Tiranës do luftohet pa tolerancë dhe pa asnjë kod etike. 

Këlliçi përmendi tenderat korruptivë që jepen nga Bashkia e Tiranës për punonjës të saj, në konflikt interesi, siç është rasti i Mariglen Qatos. 

"Korrupsioni në Tiranë meriton shumë më tepër. Korrupsioni në bashkinë e Tiranës që është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave, do të luftohet me zero tolerancë nga ana ime dhe pa asnjë kod etike. Më vjen habi se si ka patur një reagim kaq të madh për këtë poster të cilin edhe kur e kam publikuar është i retushuar te duart që të mos ndjehet askush i fyer por për të dhënë një imazh që unë sigurisht jam i vendosur për të luftuar korrupsionin në bashkinë e Tiranës pa asnjë lloj kompromisi. 24 orë pas këtij posteri kam bërë një denoncim p[ër një nga drejtuesit kryesorë të bashkisë së e Tiranës që merr 29 tendera nga bashkia e Tiranës me vlerën 25 mln euro, që merr 10 tendera nga qeveria, 15 nga UKT duke qenë ndërkohë drejtues i UKT, Mariglen Qato, që i kalon këto para në emër të familjarëve të tij, të kompanive që ka ngritur pas vitit 2016. Po ndërton hotel 15 mln euro me dy drejtorë të tjerë te UKT, ende nuk kam dëgjuar një idivid të flasë nga ata kritikët që u shqetëesuan nga posteri im për këtë fenomen që unë publikova. Një drejtor i Erion Veliajt na kushton 25 mln euro. Unë korrupsionin do ta denoncoj, do ta luftoj dhe kam tolerancë zero", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco