Eksperti: Taksat e larta po mbysin bizneset. Tirana ka numrin më të lartë të policëve bashkiak!

22:26, 27/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar si pjesë e ekipit të kandidatit të opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi në Syri TV ishte eksperti i ekonomisë, Klodian Muça.

Muça është shprehur se në bashkinë e Tiranës në vitin 2015 kishim 845 të punësuar në vitin 20187 ishin 1744 të punësuar praktikisht janë dyfishuar numri i punonjësve të bashkisë

"Vetëm tek ujësjellësi i Tiranës në vitin 2015 kishim 845 të punësuar në vitin 20187 ishin 1744 të punësuar praktikisht janë dyfishuar numri i punonjësve të bashkisë. Në 2008 u përgjysmuan taksat, çuditërisht në atë periudhë kohe kishim 16.4 të të ardhurave dhe patëm një rritje me 12 të bizneseve të reja.

Është rritur tarifa e gjelbërimit deri në 350 % ndërkohë që numri i bizneseve është rritur me 5 mijë biznese të reja, kur ti  trefishon një taksë trefish dhe të rriten bizneset do të duhej që të marrësh 3 fishin e të ardhurave, ndërsa të ardhurat janë rritur 150% që do të thotë se ti rrit taksat dhe është rritur informaliteti dhe korrupsioni.

Jemi me një vend me informalitet të lartë në presion të lartë fiskal dhe ne do të reduktojmë këto dhe qytetarët do ti paguajnë me kënaqësi këto taksa.

Policia bashkiake në Tiranë po ta përpjestojmë me 1 mijë banore dhe ta krahasojmë me vendet e tjera është një numër tmerrësisht i lartë shumë herë më shumë se vendet e tjera", tha eksperti Muço.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco