Alimehmeti: Tirana ka lagje me 60 mijë banorë dhe nuk kanë asnjë shkollë, kopsht apo çerdhe

21:46, 27/04/2023
A+ Aa A-

Në prezantimin e planit për ndryshimin dhe rikonceptimin e Tiranës në emisionin Çim Peka Live ishte i ftuar Belind Këlliçi dhe ekipi i tij.

Alimehmeti është shprehur se nëse ndërton një lagje me 60 mijë banorë dhe nuk ka një shkollë, kopsht apo çerdhe detyrimisht ato do të marrin makinën për të transportuar fëmijët e për pasojë do të ketë më shumë trafik.

"Nëse do të ishte pyeta se çfarë do të bëhet me qendrën duhet ta kishit menduar pak më para këtë plan përpara se të ndërtoheshin kullat. Nuk ka asnjë lloj diskutimi se sa më pak kohë të qëndrosh në trafik aq më pak do të harxhosh karburant. Ndërtimet dhe djegia e karburantit janë dy faktorët kryesor të ndotjes së ajrit.

Sipas Agjensisë Europiane të Mjedisit thotë se në Tiranë ka 173 vdekje të parakohshme vetëm nga ndotja që është PM 2.5, nëse e llogarisim këtë për 1 milion njerëz janë 1730 vdekje ndërsa në Elbasan është 129 për 100/ mijë banorë. Ky është krahasimi që ne duhet të bëjmë dhe të mendojmë se kush është zgjidhja për këtë problem.

Një nga arsyet që njerëzi marrin makinën është se nuk kanë çerdhet kopshtet dhe shkollat afër sepse po ta shohim ditët që janë këto hapur kemi një trafik më të rënduar. Dikush  e merr makinën për të çuar fëmijën në shkollë pasi është larg nga zona e tij e jetesës.

Kur vendos që do të banojnë 60 mijë banorë në zonën e Astirit dhe nuk ndërton asnjë shkollë asnjë çerdhe ke nënkuptuar që këto do të marrin makinat për të dërguar fëmijët për tu arsimuar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco