SYRI TV/ PS kërkojnë vota me…rrugë që s’i rregulluan! Banorët ankesa për Bashkinë Librazhd

20:24, 27/04/2023
A+ Aa A-

Teksa Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të bëj tallava me fushatën elektorale për zgjedhjet lokale, në mungesë të një bilanci, kandidatët socialistë për bashkitë, po bëjnë fushatë me premtime bazike, të cilat në vitin 2023 duken absurd për një vend kandidat të Bashkimit Europian.

Në fshatin Prevallë të Librazhdit, kandidati socialist Mariglen Disha u përball me shqetësimin e banorëve, të cilët u ankuan për problemet me infrastrukturën.

I gjendur ngushtë nga ankesat e banorëve, Mariglen Disha pranoi dështimet e paraardhësit të tij socialist Kastriot Gurra, ndërsa u premtoi përsëri banorëve, rikonstruksion të rrugës.

“Një njësi administrative do ketë fadromën e vetë, do ketë një rrul dhe një kamion që të jenë për rugët e lagjeve”  tha Disha.

Mariglen Disha pason si kandidat për bashkinë e Librazhdit, Kastriot Gurrën, i cili nuk fitoi besimin e Edi Ramës për të rikandiduar në këtë bashki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco