Berisha: Edvin Rama, bastardi i xhelatëve të shqiptarëve

19:57, 27/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha gjatë fushatës elektorale në Kamëz është shprehur se Edi Rama erdhi me dajre dhe vit pa viti duke dhunuar të drejtat tuaja, duke dhunuar ligjet e vendit, ai mori në dorë të gjitha pushtetet dhe sot ai ka çdo pushtet në duart e tij dhe e përdor atë pushtet tërësisht për të larguar shqiptarët nga Shqipëria.

Miqtë e mi!

Ndaj dhe këto zgjedhje e vërteta është se janë zgjedhjet e jetës tonë. Nuk janë zgjedhje pra vetëm për kryetarin e bashkisë dhe unë ju ftoj ju që në 14 maj të votoni numrin 3, të votoni Arjan Hoxhën si zgjedhjen tuaj më të shkëlqyer, por njëkohësisht keni votuar edhe për rivendosjen e pluralizmit.

Edi Rama erdhi me dajre dhe vit pa viti duke dhunuar të drejtat tuaja, duke dhunuar ligjet e vendit, ai mori në dorë të gjitha pushtetet dhe sot ai ka çdo pushtet në duart e tij dhe e përdor atë pushtet tërësisht për të larguar shqiptarët nga Shqipëria, për të mashtruar shqiptarët, për të mashtruar shqiptarët.

Është vendimtare që në 14 maj të shkëpusim pushtetin e qeverisjes vendore nga Edi Rama. Të rivendosim pluralizmin politik në Shqipëri. Ai kërcënon, kërcënon; Edvin guxo, se çdo gjë ke ti, por trimëri e burrëri nuk ke, ta them unë ty, ua them unë. Kërcënon se do të shkelmojë kushtetutën dhe nuk do të japë fonde. E vërteta është se nuk do të arrish të japësh fonde, se do të marrësh atë që meriton.

Sillesh si një despot ndaj qytetarëve shqiptarë. Përdor gjuhë halabaku kudo që shkon, duke dhënë përshtypjen se këta të tillë janë dhe kështu e meritojnë. Në fund të fundit ti je një bastard, bastard i xhelatëve të shqiptarëve dhe nuk je asgjë më tepër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco