'Anëtarësimi i Shqipërisë në BE s'ka kuptim pa Serbinë'/ Berisha i përgjigjet Ramës: Argat i shpifur i Beogradit!

19:55, 27/04/2023
A+ Aa A-

Lideri demokrat, Sali Berisha dënoi deklaratën e Edi Ramës i cili tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk ka kuptim pa Serbinë. 

Nga Valiasi i Kamzës ku zhvilloi takimin elektoral me qytetarët, Berisha tha se Rama është argat i Beogradit dhe se përfaqëson interesa antikombëtare. 

"Edi Rama vetëm për maskuar vjedhjet e tij, vetëm për të larguar nga vëmendje dramën që u ka krijuar ju dhe shqiptarëve të Shqipërisë, është i gatshëm të marrë edhe lëkurën e gomarit e të vë dhe zorrë rreht qafe në mënyrë të mos diskutojmë bashkë për këto që u ka krijuar qytetarëve. Ky zotëri që vjen tek ju, me një fjalor ordineri, në mediat e huaja, sapo ka deklaruar se, nuk ka kuptim Shqipëria në BE, pa Serbinë. Shikoni çfarë antishqiptari është ky, çfarë argati i shpifur i Beogradit.

Serbia e ka të lidhur fatin me Rusinë dhe ky na lidh pas bishtit të Serbisë ne dhe merrte një përgjigje shembullore nga një shtetar evropian; të dëgjosh kryeministrin e Shqipërisë që thotë se nuk ka kuptim anëtarësimi i vendit të tij në BE pa Serbinë, kjo është habia e kohës. Nuk ka interesa shqiptare. Ka absolutisht interesa antikombëtare. Nuk do të ndalemi këtu, sepse ju e keni shumë të qartë se çfarë përfaqëson ai për veriun. 

Unë u them ju, se pas Car Dushanit, Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër në të gjithë shekujt për veriun. Nuk ka njeri që ka urryer veriun dhe veriorët si Edi Rama. Një racist i shpifur dhe natyrisht racizmi i tij ndaj veriut ka rrënjë kryekëput antishqiptare", deklaroi kreu i PD. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco