Nga rivali i Merkel te deputetët e Francës, politikanët që guxuan me gishtin e mesit në botë

Nga rivali i Merkel te deputetët e Francës, politikanët që guxuan me gishtin e mesit në botë

19:10, 27/04/2023
A+ Aa A-

Një poster i kandidatit opozitar të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi i publikuar së fundmi ka ngjallur debate dhe kritika, kryesisht nga kundërshtarët.

Image

Këlliçi zgjodhi të ishtë i qartë dhe i drejtpërdrejtë në mesazhin e tij për abuzimet dhe korrupsionin në Bashkinë e Tiranës.

“Duart e Belos i drejtohen kështu korrupsionit”, shkruhet në poster, ndërsa më herët është shprehur se nëse zgjidhet në krye të Bashkisë do të luftojë korrupsionin dhe të ardhurat që do të mblidhen, do t'i investojë për shërbimet publike për qytetarët.

Pavarësisht ‘furtunës’ së reagimeve, duart e Belos nuk janë të parat në rang politikanësh që shfaqen në publik për të dhënë një mesazh konkret.

Nuk janë të paktat rastet në botë, ku politikanë e kandidatë të ndryshëm, kryesisht në fushatë, kanë zgjedhur këtë formë mesazhi.

Le të ndalemi te disa prej tyre:

1. Peer Steinbrück, ish kandidati për Kancelar të Gjermanisë, ish Ministër i Financave, në Süddeutsche Zeitung pozoi me gishtin e mesit në kopertinën e revistës aktuale SZ-Magazine.

Kur u pyet për kritikat, që i bënin kundërshtarët ai tha “Më mirë një qëndrim i fortë, se sa një fushatë si ajo pa përmbajtje e kundërshtarit”.

Image

2. Në tetor 2000, Wolfgang Clement, asokohe Kryeministër i Rhein-Ëestfalisë së Veriut, tregoi gishtin e mesit. Ai e përdori gjestin në Hanover me shaka kundër të rinjve.

Image

3. Christine Lagarde, tani kryetare e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ky gjest është kapur në maj 2009.

Image

4. Me këtë pozë, kandidati i CDU-së Karl-Georg Wellmann bëri fushatë për vota në Berlin në vitin 2013.

Image

5. Kjo ishte me qëllim: Në shkurt 2010, ish-kryeministri i Spanjës Jose Maria Aznar u tregoi disa demonstruesve se çfarë mendonte për ta. 

Image

6. Në qershor 2011, deputeti francez Henri Emmanuelli e bëri të qartë se çfarë mendonte për reformën fiskale që po debatohej në atë kohë.

Image

7.Qoftë i qëllimshëm apo jo: gishti i mesit (këtu sërish Steinbrück në maj 2013, këtë herë ndoshta gabimisht) është padyshim pjesë e politikës.

Image

/ Politiko

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco