VIDEO/ Vasili: Rama, inferior para Berishës dhe Metës! Pushtohet nga ankthi sa herë i shikon

10:43, 27/04/2023
A+ Aa A-

Nënkrytari i PL-së Petrit Vasili ka sjellë në vëmendjen e publikut ankthet dhe tmerret e Edi Ramës përballë Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Duke iu referuar eksperiencës së gjatë politike, Vasili theksoi se e njeh mirë Edi Ramën dhe se ky i fundit është ndier gjithmonë i poshtëruar dhe i përbuzur përball këtyre dy personaliteteve.

‘Këta dy burra Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë burra edhe të punës dhe të fjalës, pra dinë të bëjnë punë dinë të mbajnë edhe fjalën. Edi Rama nuk di të bëjë as punë nuk di të mbajë as fjalë. Këta dy burra janë burra me karakter dhe burra të fortë, kurse Edi Rama është një burr i dobët dhe pa karakter’, u shpreh Vasili.

Nënkryetari i PL-së u shpreh gjithashtu se sa herë që Rama shikon Berishën dhe Metën, futet në ankthin e tmerrshëm sepse shikon dy njerëz të cilëve u ka lëpirë këpucët dhe se si i ka lëpirë këpucët e Ilir Metës janë për mos o zot për mos tu thënë dhe sa herë shikon këta shikon një inferioritet pa fund. E kupton se përballë tyre është një mi kanalesh.

Vasili: Tani do u them një gjë për shkak të ekperiencës politike shumë të gjatë duke e njohur shumë mirë dhe Edi Ramën, është e vetmja herë që e mirëkuptoj Edi Ramën. Edi Rama ka pasur gjithmonë tmerr, ka pasur një problem inferioriteti është ndier gjithmonë i poshtëruar dhe i përbuzur përball këtyre dy personaliteteve. Sepse këta dy burra Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë burra edhe të punës dhe të fjalës, pra dinë të bëjnë punë dinë të mbajnë edhe fjalën. Edi Rama nuk di të bëjë as punë nuk di të mbajë as fjalë. Këta dy burra janë burra me karakter dhe burra të fortë, kurse Edi Rama është një burrë i dobët dhe pa karakter. Ndjesë që po i them burr, është një individ pa karakter dhe i dobët. Dhe këtë kompleks inferioriteti pa fund që i fle aty brenda vetes që i prish gjumin, se sa herë që shikon ata futet në ankthin e tmerrshëm sepse shikon dy njerëz të cilëve u ka lëpirë këpucët dhe se si i ka lëpirë këpucët e Ilir Metës janë për mos o zot për mos tu thënë dhe sa herë shikon këta shikon një inferioritet pa fund. E kupton se përballë tyre është një mi kanalesh.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco