SYRI TV/ Sinamati takim me banorët e Gostilit: Në 4 vjet asnjë ndryshim në këtë zonë

12:16, 26/04/2023
A+ Aa A-

Admir Sinamati Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Kukësit, ka zhvilluar takim me banorët e lagjes së Gostilit. Pasi renditi problematikat që ka kjo zonë, shigjetoi rivalin socialist duke theksuar se vjen me premtimet e 4 viteve më parë që edhe sot nuk janë realizuar.

Syri Tv

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Gostil. Gjatë fjalës tij Sinamati vuri theksin se në këto vite nuk ka ndryshuar asgjë në këtë zonë, pasi premtimet e 14 majit janë fotokopje e 4 viteve me parë.

Kanalizimet e ujërave të zeza dhe mungesa e ujit të pijshëm në çezmat e banorëve të Gostilit, janë dy problematikat më madhore, të cilat kërkojnë zgjidhje./Gaz: E.Hoxha, pamje: Syri, mon: L.Kotri/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco