KAFE SHQETO/ Kërcënohet dhe rrihet për vota punonjësi në Patos, avokati: Fenomen që ndodh çdo ditë

11:56, 26/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, avokati Ermal Hamataj ka folur për dhunën fizike të ushtruar nga përgjegjësi i Bashkisë Patos ndaj punonjësit Bato Dalipaj pasi i kërkoi 10 vota të sigurta që ti shkruante në formular.

Avokati ka thënë se ‘kjo është një ngjarje që ndodh çdo ditë por jo çdo ditë të rrahin dhe këtu ka rastisur që edhe ta rrahin prandaj dhe u bë publike’.

Intervista:

Hamataj: Kjo është një ngjarje që ndodh çdo ditë por jo çdo ditë të rrahin. Këtu ka rastisur që edhe të rrahin prandaj dhe u bë publike. Bëhet fjalë për një punonjës të komunales të bashkisë.

Pyetje: Po thoni që të gjithë punonjësit janë nën të njëtin presion për të siguruar votat e familjeve të tyre?

Hamataj: Absolutisht! Por jo të gjithë po rrihen.

Pyetje: Zakonisht kërcënohen me vendin e punës?

Hamataj: Po patjetër. Këtu rastisi që kemi të bëjmë me një punonjës që kishte ndonjë vend pune të atillë që t’ja lejonte vetes atë veprim. Bëhet fjalë për një punonjës të komunales i cili është thirrur nga përgjegjësi i tij dhe i është dhënë një formular për të plotësuar të gjithë emrat e familjarëve të tij që janë me të drejtë vote. Se për çfarë i duheshin këta emra punonjësit e institucionit, tani nuk është se në formular shkruhej, por është shumë e qartë se donin të dinin se sa vota kishte dhe sa vota do të kishte për partinë që përfaqësonte drejtori i institucionit të tij që në këtë rast ishte PS.

Nuk ka pranuar personi në fjalë që ta plotësojë këtë formular dhe më tej situata ka agravuar duke u bërë personale dhe pala tjetër ka ushtruar dhunë ndaj punonjësit Bato Dalipaj.

Kjo është fabula e cila është deklaruar dje në kallëzimin që shtetasi Bato Dalipaj ka bërë në polici.

Deri tani jemi në fazën e deklarimeve të palëve.

Pyetje: Ka një deklaratë nga autori Petrit Pëllumbi, drejtor i bashkisë?

Hamataj: Unë kam qënë prezent gjatë deklarimeve të Bato Dalipaj në polici. Sa i përket deklarimeve që ka dhënë pala tjetër nuk më lejohet që të kisha dijeni se çfarë ai ka deklaruar. Por di të them që gjatë periudhës që ne kemi qënë në komisariat, strukturat e policisë Fier kanë dërguar punonjës për të bërë shoqërimin e personit në fjalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco