Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e PD takim me demokratët e Bulqizës

Pashk Gjoni, kandidati për bashkinë e Lezhës, i ftuar në 'Kafe Shqeto'

Pashk Gjoni, kandidati për bashkinë e Lezhës, i ftuar në 'Kafe Shqeto'

08:01, 26/04/2023
A+ Aa A-

Pashk Gjoni, kandidati i koalicionit për bashkinë e Lezhës, është ftuar sot për një intervistë në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV nga gazetarët Flavio Qarri dhe Ola Bregu.

Kur Ilir Meta bëri prezantimin e Pashk Gjonit, shprehu bindjen për fitoren në 14 maj. Kreu i Partisë së Lirisë tha se bashkia e Lezhes eshte drejtuar nga arroganca e socialisteve per te vjedhur, por kjo do te marre fund pasi me fitoren e Pashk Gjonit, do te ulen taksat dhe te gjitha resurset e Lezhes do te përkthehen ne investime publik per qytetaret.

Meta theksoi se koalicioni ‘bashke fitojme’ eshte afat gjate dhe jo vetem per zgjedhjet e 14 majit, por qe ka si qellim crrenjonjes e monizimti dhe rikthimin e demokracine dhe llogaridhenes ne institucionet  e vendit.

Kurse vet kandidati Pashk Gjoni në fjalën e tij në stadiumin Air Albania tha se "E ardhmja ndryshe e Lezhës është mbi këdo dhe mbi gjithçka! Ju premtoj se fitoja e madhe do të nisë pikërisht nga Lezha e Besëlidhjes, nga Lezha e Gjergj Kastriot Skënderbeut, nga lezha e At Gjergj Fishtës dhe e personaliteteve të shquara.

Mirdita e mendjeve të ndritura do të votojë për birin e saj, kandidatin e shkëlqyer Albert Mlyshi. Kurbini i historisë dhe i burrave të qëndrësës do të votojnë njeriun e punës, zotin Behat Haxhiu!

Fitorja jonë do të jetë e bekuar dhe e pastër! Qarku i Lezhës ju premton rezultatin e pastër 3 me zero!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco