Slogani i Ramës, Lela: Mbulon fasadën. S'ka çfarë tregon për 10 vitet që është në pushtet!

20:53, 25/04/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Shtypit në Partinë Demokratike Alfred Lela në "A Show" me Adi Krastën në Syri Tv, tha se Edi Rama vjen në këtë fushatë zgjedhjesh vendore pa bilanc edhe pse qeveris prej 10 vitesh. 

Lela theksoi se kryeministri nuk ka çfarë u tregon shqiptarëve edhe pse është në pushtet prej një dekade, në gjysmë të mandatit të tretë. 

Slogani "Kurrë më mbrapa, vetëm përpara", sipas Lelës është tentativë për të mbuluar fasadën. 

"Një slogan i tillë për mua tregon mungesën e fushatës. Ka qeverisur nga viti 2013, 10 vjet, do të duhej në çdo vend normal duhet të kishte thënë ca gjëra për këto 10 vite, kur nuk ke gjë për të thënë për këto 10 vite, thua për 10 vitet e para të tuat. Atëherë hajde të flasim për kohën e Zogut, fusim edhe Enver Hoxhës, Ismail Qemalin dhe themi sa keq ka qenë mbrapa. Shqiptarët u dhanë 1 mln shuplaka atyre dy burrave siç shprehet Rama, dhe tani çfarë ke ti për të treguar nga 2013 e këtij. Këtë na trego. Ky duhet të ishte slogani i një lideri që bën si i iluminuar, si i arritjeve, por fshati i famshëm Potemkin, fasada duhet mbuluar me sloganin i cili është agresiv dhe nuk thotë gjë. Merret me 10 vitet para 10 viteve që ky zotëria ka qenë në pushtet", tha ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco