Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘4.2 mln për lotin nr.3’, ironizon Lutfi Dervishi: Ndërrohet projekti, ribëhen punët dhe shtohen fondet

‘4.2 mln për lotin nr.3’, ironizon Lutfi Dervishi: Ndërrohet projekti, ribëhen punët dhe shtohen fondet

21:10, 25/04/2023
A+ Aa A-

Analisti Lutfi Dervishi ka reaguar në lidhje me skandalin e ARRSH-së, institucion në varësi të ministrisë së Infrastrukturës, së ministres Belinda Balluku për një fond prej 4,5 milionë euro shtesë për ndërtimin e lotit 3 në Unazë.

Në një reagim në ‘Facebook’ Dervishi thekson se e gjithë unaza është vetëm 28 km dhe ka 28 vite që është copëtuar në 7 lote, ndërsa shtoi se për këtë vepër ndërrohet projektet dhe ribëhen punimet. Mes ironisë Dervishi thekson se të vetmet që nuk ndryshojnë janë inspektimet dhe trafiku.

‘E gjithë unaza është 28 km! Ka 28 vjet, është copëtuar në 7 lote në të cilat punohet ditë e natë, ka prodhuar qindra inspektime/lajme dhe sigurisht dhjetëra milionë euro!

Ndërrohet projekti, ribëhen punët dhe sigurisht shtohen fondet! Të vetmit që nuk ndryshojnë janë inspektimet dhe trafiku!’, shkruan Dervishi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco