Berisha: Sot përfaqësues të Edi Ramës, janë një grup mafiozësh lokalë, të cilët lanë në vend numëro zhvillimin

20:03, 25/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e opozitës për bashkinë Shijak, Rezart Tusha.

Berisha është shprehur se sot në Shijak dhe në Shqipëri, përballen dy përpjekje, dy filozofi, dy rryma.

Përballet përpjekja e idealistëve të vërtetë, e atyre që i besojnë lirisë, vlerave të saj, e atyre që besojnë se dinjiteti njerëzor është thelbi i njeriut të lirë, me një sekt i cili trajton qytetarët shqiptarë si qenie inferiore, tha Berisha. 

"Të dashur qytetare e qytetarë, banorë të Shijakut.

Së pari dua të përulem me mirënjohjen më të thellë, me nderimin më të madh, para burrave e grave, të rinjve dhe të rejave të kësaj bashkie, të cilët kanë qenë që në fillim një bastion i pamposhtur i demokracisë në Shqipërisë.

Shkodra, Kavaja, Shijaku ishin ndër bastionet më të para. Po të vështrosh popullatën e këtyre zonave, gjen në këto zona, muslimanë të përkushtuar, katolik të përkushtuar, ortodoks të përkushtuar. Por të gjithë të bashkuar në vlerën më eprore, në besimin tek Zoti dhe ky besim, kjo sakrificë bëri që ata të ishin ndër më të parët e të parëve, të mbështesnin demokracinë, sistemin e vlerave, lirinë.

Në këtë kontekst unë u mbetem përjetë mirënjohës ndaj jush.

Miqtë e mi!

Sot në Shijak dhe në Shqipëri, përballen dy përpjekje, dy filozofi, dy rryma. Përballet përpjekja e idealistëve të vërtetë, e atyre që i besojnë lirisë, vlerave të saj, e atyre që besojnë se dinjiteti njerëzor është thelbi i njeriut të lirë, me një sekt i cili trajton qytetarët shqiptarë si qenie inferiore. Trajton qytetarët shqiptar në mënyrën më të padenjë, trajton qytetarët shqiptarë si qenie për ti vjedhur, çdo orë, çdo ditë e më shumë.

Ky sekt i rilindjes paraqet para jush kandidat të stazhionuar në vjedhjen e qytetarëve, në  vjedhjen e taksave të qytetarëve, në injorimin e plotë të problematikave të tyre. Sot kandidatët e sektit të rilindjes dalin që të gjithë nga bodrumi i Edi Ramës. Emërohen pa përpjashtim mbi bazën e valixheve me euro, që i dorëzohen atij dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe që në fakt në çdo cent ua kanë vjedhur qytetarëve të bashkive të vendit.

Sot përfaqësues të Edi Ramës, janë një grup mafiozësh lokalë, të cilët me qëndrimet e tyre, me vjedhjet e tyre, të taksave, të burimeve natyrore lanë në vend numëro zhvillimin. Ndaluam zhvillimin dhe faktikisht kudo që shkon, gjen përveç qendrave të qytetit, të cilat ai i përdori si pika e mjaltit për të vjedhur sa më shumë.

Ju duhet ta dini se ato qendra të rilindjes urbane kanë kushtuar 2.3 miliardë euro. Ato pllaka  që shifni në qendra, kanë kushtuar si të ishin pllaka me gurë të çmuar dhe jo rrasa guri të nxjerra kudo në malet e Shqipërisë.

Kandidatët tanë janë kandidatët që mishërojnë vlerat tuaja më të mira. Janë kandidatë që burojnë nga ju, kanë ardhur nga ju, me standardin më të mirë të demokracisë, me votën tuaj.

Unë mendoj se me këtë proces ne para së gjithash kemi vendosur në piedestal dinjitetin e qytetarëve sepse do të jenë ata që të përcaktojnë se kush do i qeverisë. Cili do ti drejtojë, cili do të jetë kryetari i bashkisë së tyre, deputet i tyre. Dhe në këtë mënyrë ne bëjmë që përfaqësuesit tuaj të mos varen nga kryetari, nga kryesia, por të varen nga qytetari, nga qytetaria dhe komuniteti që i ka besuar ata".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco