Burimi: Deklaratat e Ramës të rënda, shantazh i patolerueshëm - të njoftohen ndërkombëtarët!

18:53, 25/04/2023
A+ Aa A-

Gazetari shqiptar që jeton dhe punon në Francë, Genc Burimi, e ka cilësuar si të rëndë deklaratën e Edi Ramës, ku kërcënon votuesit, duke u thënë se, nëse votojnë opozitën, nuk do të jepen fonde.

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Burimi është shprehur se, kjo deklaratë e Edi Ramës është provë për të anuluar zgjedhjet.

‘Nëse mazhoranca i fiton këto zgjedhje, ky dokument vizual që tregove, mjafton për të anuluar zgjedhjet. Është fjalia më e rëndë që mund të kem dëgjuar në një fushatë elektorale.

Trump-i sot do të gjykohesh në Amerikë, pikërisht se kërcënoi në 2020 Zelenskyn, se nuk do të heq prokurorin dhe i ndërpres ndihmën për Ukrainën.

Është e paimagjinueshme kjo që ka bërë Edi Rama. Ky dokument audio-vizual duhet t'i çohet OSBE-së, ODIHR-it, Ambasadave sepse është para kombëtare dhe nuk është paraja e tij.

Këtu përfitoj nga rasti mos ti lejohet asnjë kryebashkiaku sot, në Tiranë dhe Korçë, që premtojnë investime që bëhen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Unaza nuk është e Tiranës, është me paratë e shtetit.

Në Korçë mburret me stadium, aeroport, investimet janë me paratë e qytetarëve.

Është një shantazh në demokraci i patolerueshëm, s’duhet të tolerohet’, tha gjatë debatit në SYRI TV, gazetari Genc Burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco