Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

SYRI TV/ Benet Beci konfirmon diskriminimin e veriut nga PS: Projekt për 50 km rrugë, fondet të bllokuara

15:11, 25/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës Benet beci konfirmon diskriminimin që iu është bërë zonës së veriut, si nga qeveria e majtë por edhe nga vetë ai. Gjatë takimit në zonën e Velipojës, Benet Beci konfirmon se që në kohën kur ka drejtuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka ekzistuar një projekt për shtrimin e 50 kilometër rrugë në këto zona, por fondet janë bllokuar e mbajtur peng për gjithë këto vite.

SYRI TV

Pas 10 viteve diskriminim të veriut nga qeveria e Edi Ramës, kandidati socialist Benet Beci zgjedh të njëjtën strategji për të bërë fushatë. Duke tentuar që të nxjerr në pah, se banorët e Shkodrës po diskriminohen për shkak të bindjeve politike.

Por fill pas kësaj, ish-deputeti socialist bën gafën politike, duke konfirmuar se diskriminimi u ka ardhur pikërisht nga ai dhe qeveria socialiste, e jo nga bashkia e djathtë në vite. Gjatë takimit me banorët në zonën e Velipojës, Benet Beci konfirmon që ka pasur projekte të gatshme për shtrimin e atyre rrugëve që në kohën kur ka drejtuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit por fondet nuk janë dhënë kurrë.

Përpara premtimit për shtrimin e rrugëve, Benet Beci duhet tu kthejë përgjigje shkodranëve se përse ky fond është mbajtur peng, në këto vite nëse ka qenë gati, e për më tepër të mos e përdor diskriminimin që i ka bërë ai dhe qeveria e tij për efekt votash.

‘Premtimi për berjen e rrugës së varrezave, ka si projekt investim 50 km rrugë, kryesisht në zonat rurale.

Do bëhen brenda vitit të parë të mandatit, kam bërë gati fondin, nuk ka nevojë për prokurim.

Ne në rrugë nuk kemi investuar për shkak të bindjeve politike.

Bizneset, ne Velipoje të plazhit, mos pastrimi i mbetjeve, nuk tolerohet kjo gjendje që është stre e bashkisë kur paguhen edhe taksa, hapjen e rrugës së ures nga Ulqini, është një nga investimet e para’, u shpreh Beci.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco