Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Zbulohet dokumenti/ Kandidati i Ramës në Has me dy emra, ja skeda e 'pasur' penale

Zbulohet dokumenti/ Kandidati i Ramës në Has me dy emra, ja skeda e 'pasur' penale

23:12, 24/04/2023
A+ Aa A-

Halit apo Beqir Mulaj, kush është në të vërtetë kandidati i PS për bashkinë e Hasit? 

Edi Rama ka prezantuar javë më parë emrin e Halit Mulajt si kandidat të socialistëve për këtë bashki. 

Opozita ka denoncuar se kandidati i mazhorancës ka dy emra. Madje edhe vetë kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se Mulaj ka ndryshuar emrin.

Akuza të cilat njeriu i Ramës i ka mohuar si të pavërteta. 

Por Syri.net ka siguruar formularin e vetëdeklarimit të Halit alias Beqir Mulajt. 

Me firmën e tij, ai ka nënshkruar se emri i tij i mëparshëm ka qenë Halit, ndërsa aktualisht quhet Beqir Mulaj. 

Pra, edhe në dokumentet zyrtare si dhe fletën e votimit emri i tij duket të jetë Beqir Mulaj dhe jo Halit i cili është emri i mëparshëm. Paradoksi ka të bëjë me emrin që deklaroi PS-ja dhe Rama si Halit Mulaj, ndërkohë që në dokumentet e shtetit rezulton me emrin Beqir. Dhe kjo ngre dyshime se partia në pushtet në bashkëpunim me kandidatin diçka po tentojnë të fshehin. 

Dhe dyshimet të çojnë te e shkuara.

Pikërisht sa i takon skedës penale, Mulaj rezulton me disa evidenca, fillimisht si i ndaluar nga policia e Sllovenisë për shkelje të qarkullimit rrugor dhe doganën e Vermicës po për të njëjtën arsye. 

Gjithashtu, po për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, Beqir alias Halit Mulaj është ndaluar edhe nga Prokuroria e Krujës në vitin 2021. 

Në formularin e vetëdeklarimit ai ka shënuar edhe një dënim nga Gjykata e Durrësit me 60 ditë punë publike në komunitet. Ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me kusht. Dënime për të cilat vepra penale e konsumuar nga Mulaj nuk bëhet e ditur. 

Beqir alias Halit Mulaj ka qenë emigrant në Greqi dhe Britaninë e Madhe, ku ka jetuar përkatësisht në Santorini dhe Londër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco