Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Berisha: Sirenat e ndryshimit po ushtojnë në të gjithë Shqipërinë, në Dropull edhe më fuqishëm

Berisha: Sirenat e ndryshimit po ushtojnë në të gjithë Shqipërinë, në Dropull edhe më fuqishëm

18:26, 23/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë Dropull, Thanas Maneka.
 
Berisha: Fat i madh që të paraqesim sot kandidatin tonë për kryetar bashkie të Dropullit dhe Pogonit, zotin Thanas Maneka në një ditë kur nderohen dy shenjtorë, Shën Gjergji dhe Shën Thomai dhe ju uroj gëzuar edhe me këtë rast.
U përshëndes përzemërsisht dhe ju falënderoj për këtë takim. Jemi sot për të paraqitur këtu kandidat për kryetar bashkie një nga përfaqësuesit tuaj më dinjitozë. Thanas Maneka për dashurinë, respektin që ka për ju, ka vendosur të vijë me vullnetin tuaj me një projekt shumë të studiuar për të ndryshuar për mirë jetën tuaj, komunën e Dropullit, Pogonit. Për të derdhur të gjithë eksperiencën që ka marrë gjatë këtyre viteve të suksesshme në emigracion.
Ka ardhur me vendimin më fisnik, për tu bërë shërbëtor i juaj, për të shndërruar në shërbime, në të mira, taksat tuaja, pasuritë tuaja natyrore, potencialet tuaja të mëdha. Ka ardhur pra, vërtetë i vendosur që Bashkinë e Dropullit ta shndërrojë në bashkinë e parë të qytetarëve. Për të rikthyer transparencën, përgjegjësinë.
Besoj se nevoja jetike e ndryshimit, sirenat e të cilit po ushtrojnë në të gjithë Shqipërinë, në Dropull dhe minoritet po ushtrojnë edhe më fuqishëm, por ndjehen edhe më fuqishëm.
Po pse?
Ju burrat dhe gratë e minoritetit, keni provuar monizmin dhe nga ai monizëm keni qenë njerëzit më të vuajtur të Evropës. Askush, askund shtypja staliniste nuk ka qenë më e egër se te zonat minoritare. Sot ju të gjithë e ndjeni se përsëri pushteti është përqendruar në një dorë. Ju them një gjë. Absolutisht, ndofta edhe më shumë se sa në diktaturën hoxhiste, dallimi është tjetër kund.
Enver Hoxha kishte skuadrat e pushkatimit, kishte kampet e përqendrimit, kishte burgjet e zeza. Por këto Edi Ramës nuk i lejohen. Do të donte ç’është e vërteta, do të donte. Mos harroni se nga subkoshienca i doli thirrja kur i tha gazetarit; shko në riedukim. Po të kishte kamp, do ta niste në kamp atë. Pse, sepse e pyeti për diçka që nuk i pëlqeu. Pra në rast se ky monizëm nuk ka kampet, burgjet dhe skuadrat e pushkatimit, ka të gjitha të tjerat.
Ky monizëm, njëlloj si i pari shumëzon me zero qytetarin, shkelmon të drejtat e qytetarit. Ky monizëm plaçkit qytetarin nga mëngjesi deri në darkë. Po shkatërron. Sot nuk ka kampe dhe burgje, por sot shqiptarët me qindra, mijëra në javë largohen nga trojet e tyre, nga vendi i tyre. Nisen për të gjetur fatin në vende të tjera, paçka se vendi i tyre është një parajsë me pasuri përrallore. Por problemi është se dara e varfërisë shtrëngohet gjithnjë e më shumë rreth tyre, sepse kjo qeveri ngriu rrogat e tyre, kjo qeveri ngriu dhe kohën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco