VIDEO/ Vasili: Vallja e Ramës si Ali Baba, ai është kryehajduti

17:00, 23/04/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë se Lirisë Petrit Vasili, i ftuar në 'Edicionin' e Pasdites në Syri Tv, komentoi mënyrën e nisjes së fushatës nga kryeministri nën tingujt e muzikës tallava dhe kërcënimeve kundrejt bashkive që votojnë opozitën.

“Me dy fjalë të vetme, kjo është daullja hajdutëve. Keni parasysh hajdutët që kanë vjedhur dhe vetëm tallava dëgjojnë. Kjo do jetë tallavaja e fundit e tyre sepse gjithçka që bëjnë Edi Rama dhe të tjerë.

Ai ngaqë nuk ka më çfarë të thotë dhe bëjë, kërcen këtë që quhet dhe vallja e hajdutëve  dhe normalisht ai e prin vallen se siç e kam quajtur unë atë, ai është Ali Baba, është ai kryehajduti.

Ne sigurisht ate e kemi dëgjuar që edhe kërcënon që nuk do ju jap më lekë bashkive nëse fiton opozita. Tani të gjithë shqiptarët pyesin, çfarë do të thotë kjo?! Është shumë e qartë, Edi Rama e di që me 14 maj është dita e fundit që ai ju jep lekë bashkive, ai, vetë i quan gomerë ato.

Pyetur nga moderatorja Megi Fagu se sa e dëmton kjo gjuhë e përdorur nga kryeministri, integritetin e tyre, Vasili u përgjigj:

Të them një gjë me shumë rëndësi, ju besoj e keni ndjekur, shumë vite më parë unë e kam përcaktuar këtë si një njeri shkollëpak, një njeri të paditur.

E para punës është vulgar i neveritshëm dhe i paditur. Ështe dhe viktimë e  1000 komplekseve, kompleks inferioriteti , e një njeriu të frustruar që asnjë nuk e do realisht, komplekset e një njeriu që tremb, që ushtron trysni dhe që nuk ndërton dot një raport të vërtetë.

Është i neveritshëm në çdo pikëpamje dhe gjuha e përdorur është Ai. Ky është Edi Rama. Një njeri i neveritshëm, vulgar dhe i pandershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco