Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

Zgjedhjet në veri të Kosovës, kryetari i KQZ viziton Mitrovicën e Veriut

Zgjedhjet në veri të Kosovës, kryetari i KQZ viziton Mitrovicën e Veriut

10:47, 23/04/2023
A+ Aa A-

Kosovë - Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka vizituar sot komunën e Mitrovicën e Veriut. Ai ftoi qytetarët në veri të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Për momentin procesi zgjedhor po ecën sipas planit, nuk ka probleme apo incidente të evidentuara. Pres që qytetarët të shkojnë në votime në numër sa më të madh. Kontejnerët të cilët janë vendosur qendrat e votimit ishin zgjidhja më e mirë. për momentin. Besoj se nuk është bezdi që mund të ndikojë që qytetarët të dalin dhe të votojnë”, tha kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, para gazetarëve në Mitrovicën e Veriut.

Radoniqi ftoi qytetarët në veri të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Në këtë mënyrë t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe t’i ndërtojnë institucionet legale demokratike”, tha Radoniqi gjatë një vizite në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut. Në këtë vendvotim, sipas tij, deri më tani kanë votuar rreth 60 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco