Bardh Spahia viziton një biznes në Shkodër dhe prezanton planin e tij të mbështetjes

Bardh Spahia viziton një biznes në Shkodër dhe prezanton planin e tij të mbështetjes

10:36, 23/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ka vizituar një biznes në këtë qytet dhe ka prezantuar pikat kryesore të planit të tij të mbështjes së sipërmarrjeve në mandatin e ardhshëm. 

"Biznesi ka marrë goditjet më të forta në këto 10 vite nga qeveria e cila ka treguar armiqësinë që ka me sipërmarrjen, - tha Spahia. - Me keqardhje këtë e konstatojmë tek çdo biznes që vizitojmë dhe bashkëbisedimi me sipërmarrësit shkodranë. Krizë e fuqisë punëtore, ulje e fuqisë blerëse, taksa të larta dhe arbitraritet është modeli i kësaj qeverie. Në fasonerinë e z. Kujtim Gerdoçi, An@ Ges prezantuam planin tonë të mbështetjes për biznesin dhe partneritetin që do të kenë me Bashkinë Shkodër për 4 vitet në vazhdim."

Demokrati Spahia i koalicionit "Bashkë Fitojmë" po lufton për një mandat të dytë si kryebashkiak i qytetit përballë kandidatit socialist Benet Beci. Kur fitoi mandatin e tij të parë, Spahia mposhti  Majlinda Angonin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco