Elbasanllinjtë në Selanik i premtojnë Luçiano Boçit se do të vijnë ta votojnë më 14 maj

Elbasanllinjtë në Selanik i premtojnë Luçiano Boçit se do të vijnë ta votojnë më 14 maj

08:13, 23/04/2023
A+ Aa A-

Luçiano Boçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, ka mbetur i habitur nga entuziazmi me të cilin e pritën, qindra shqiptarë në një takim në Selanik, shumë prej tyre nga Elbasanit.

“ Faleminderit nga zemra për mbështetjen, shihemi në Elbasan në 14 maj” qenë fjalët me të cilët u nda me secilin prej tyre në fund të takimit, z. Boçi.

Në vijim, profesori i njohur tregoi në Fb: “Me bashkëqytetarët e mi të Elbasanit u takova dhe bisedova gjatë në qytetin e bukur të Selanikut. Secili prej tyre përfaqëson nga një histori të bukur suksesi. Ata ia kanë dalë sepse kanë pasur mundësitë që nuk ia ofroi vendlindja e tyre. Ata janë integruar sepse qyteti ku u lindën dhe rritën nuk i konsideroi sa duhet. Por ata duan të khtehen. Mezi presin të kthehen.

Çfarë kënaqësie ta dëgjoja të pohuar nga secili prej tyre dëshirën për t’u rikthyer në Elbasan! Në 14 maj janë me qindra e mijëra shqiptarë dhe qytetarë të Elbasanit që do të kalojnë kufirin për të kryer aktin patriotik të votës për të sjell ndryshimin në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë! Faleminderit për mbështetjen”>

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco