Takimi në Muriqan/ Luçiano Boçi: Fshatrat do t’i prijnë ndryshimit të madh në Elbasan

Takimi në Muriqan/ Luçiano Boçi: Fshatrat do t’i prijnë ndryshimit të madh në Elbasan

17:11, 22/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primare për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim me banorët e Muriqanit.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi ka theksuar se ‘fshatrat do t’i prirjnë ndryshimit të madh në Elbasan edhe pse kanë konsideruar dhe etiketuar shpesh si komunitete lehtësisht të manipulueshme nga socialistët’.

‘Në çdo takim që zhvilloj në çdo njësi administrative, fshat apo zona rurale konstatoj një padurim për të sjellë ndryshimin! Ata e kanë vuajtur më shumë se kushdo tjetër harresën 16 vjeçare. Për ata, rehabilitimi i kanaleve vaditëse, rrugëve, kthimi i subvencioneve apo ofrimi i ndihmës ekonomike është jetike’, shkruan Boçi.

Postimi i plotë:

Muriqan📍Fshatrat do t'i prijnë ndryshimit të madh në Elbasan 🤝

Janë konsideruar dhe etiketuar shpesh si komunitete lehtësisht të manipulueshme nga kundërshtarët tanë politik. Në disa raste ja kanë dalë t'u vjedhin dhe t'ua tjetërsojnë votën. Por në çdo takim që zhvilloj në çdo njësi administrative, fshat apo zona rurale konstatoj një padurim për të sjellë ndryshimin! Ata e kanë vuajtur më shumë se kushdo tjetër harresën 16 vjeçare. Për ata, rehabilitimi i kanaleve vaditëse, rrugëve, kthimi i subvencioneve apo ofrimi i ndihmës ekonomike është jetike. Faleminderit për mbështetjen 🤝 #BanNdryshimin #BashkëFitojmë🫶✌️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco