VIDEO/ Legalizime për vota/ Njeriu i deputetit socialist pranon skandalin: Po ndihmojmë njerëzit

13:41, 22/04/2023
A+ Aa A-

Partia Socialiste po i përdor legalizimet për t’u blerë votat qytetarëve, e kjo po bëhet publikisht duke sfiduar organet ligjzbatuese. Skandali më i fundit është regjistruar në Himarë, ku deputeti Vullnet Sinaj ka kthyer zyrën elektorale në zyrë kadastrale për të shpërndarë leje. Nëpërmjet një njoftimi në fshatin Kudhës, banorëve u kërkohet që të paraqiten pranë zyrës së deputetit në Himarë për aplikim për leje. Kjo konfirmohet edhe nga kryetari i fshatit, i cili konfirmoi njoftimin ndërsa shtoi se kjo praktikë ka filluar që kohë më parë

SYRI TV

Partia Socialiste nuk tenton as të fshihet, por blerjen e votës po e bën edhe publikisht, me favore ndaj banorëve që janë sorollatur për problemet e tyre.

Denoncimi më i fundit vjen nga fshati Kudhës në Himarë, ku për të marrë lejet e legalizimit të banesave, banorët duhet të paraqiten pranë zyrës së deputetit socialist Vullnet Sinaj, i cili do t’u mundësojë pajisjen me leje legalizimi për banesat. Njoftimi që shikoni në foto është ngjitur pranë zyrave të njësisë administrative të fshatit Kudhës ku i kërkohet banorëve që të paraqiten çdo ditë nga e hëna në të premte për aplikim, e madje për ata që janë në emigracion ky proces do të kryhet në një fazë të dytë.

Për të konfirmuar vërtetësinë e denoncimit, në kufijtë e skandalit, Syri Televizion kontaktoi me personin përgjegjës të ngarkuar për njoftimin e banorëve dhe kryerjen e procedurave, Agron Velaj, numri i të cilit është vendosur në njoftimin e afishuar.

Velaj, i cili prezantohet si kryetari i fshatit, konfirmon aktin skandaloz, por përpiqet që të justifikojë faktin se kjo procedurë kryhet për tu ardhur në ndihmë banorëve e s’ka lidhje me votat.

BISEDA

Agron Velaj: Është një njoftim për banorët e komunitetit që të paraqiten në zyrën që ka hap atje, për të mos vajtur në Vlorë, për sqarime për legalizimet.

Gazetari: Të paraqiten në zyrën e deputetit Sinaj?

Agron Velaj: Jo o jo, ajo është vënë shpejt atje, është neglizhencë, ka ngelë atje për njerëzit se ata janë në Greqi, si të gjithë.

Gazetari: Sa aplikime janë bërë dhe për çfarë tokash bëhet fjalë

Agron Velaj: Nuk është për toka, është për certifikatat e shtëpive. Në Kudhës janë moshë e tretë dhe nuk kanë mundësi të shkojnë në Vlorë. Të shkojnë në Himarë tek zyra që ka hapur deputeti (Vullnet Sinaj), ka përfaqësues atje, çfarë janë ata, dhe i sqarojnë njerëzit çfarë rruge duhet të ndjekin, çfarë dokumentacioni duhet e këto gjëra. Nuk është se jepet certifikata, thjesht për të dhënë ndihmë për të mos shkuar në Vlorë.

Ky denoncim është një nga qindra që po aplikohet në këtë periudhë zgjedhjesh ku qytetarëve u kërkohet vota me legalizimin e banesave të tyre, proces të zvarritur prej vitesh. Por teksa i ngarkuari për këtë krim elektoral nga Vullnet Sinaj e cilëson si një akt normal, u takon organeve ligjzbatuese të veprojnë për këtë rast shpërdorimi detyre si të deputetit Sinaj ashtu edhe nga institucionit të kadastrës, që të drejtën e pajisjes me leje legalizimi ia jep si kompetencë deputetëve dhe zyrtarëve të Partisë Socialiste për abuzime elektorale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco