Pako për shqiptarët në kohë fushate, Binaj na prezanton me 'babagjyshin e zgjedhjeve'

23:37, 21/04/2023
A+ Aa A-

Fushata në Shqipëri është kthyer në ‘atmosferë Krishtlindjesh’, ku nuk kanë munguar fishekzjarret, dhuratat dhe dihmat të cilat shpërndahen nga babagjyshi i Surrelit.

Prezantuesi i emisionit investigativ "Piranjat", Syri Tv, Florjan Binaj nuk ka nguruar të flasë për "babagjyshin e zgjedhjeve", i cili ndryshe nga ai i Krishtlindjeve që vjen çdo vit, ky vjen një herë në dy vjet duke shpërndarë dhurata, bonuse, rritje rroge dhe ndihma me furgon.

Fushata ka më shumë atmosferë Krishtlindjesh, se sa vetë Krishtlindjet. Fishekzjarre, party, dhurata dhe ndihma, të cilat jepen nga vetë babagjyshi.

Babagjyshi i Surrelit, ndryshe nga ai i Krishtlindjeve që vjen çdo vit, ky vjen një herë në dy vite, pra gjatë fushatave zgjedhore.

Shpërndan dhurata, jep bonuse, mbjell pemë, rrit rrogat….

Babagjyshi po bën sakrifica të mëdha për ne, po kush ia din!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco