'Zgjedhjet dhe burgu i hapur', Berisha: Dy mesazhet që dha Escobar në Tiranë

'Zgjedhjet dhe burgu i hapur', Berisha: Dy mesazhet që dha Escobar në Tiranë

22:41, 21/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha analizoi komentet e zyrtarit amerikan Gabriel Escobar gjatë një interviste për mediat, dhënë gjatë vizitës së tij në Tiranës disa ditë më parë.

Berisha tha se Escobar dha dy mesazhe të rëndësishme.

“Mesazhi i Escobar ishte se SHBA-të do bashkëpunojë me çdo force politike që fiton zgjedhjet”, deklaroi Berisha në emisionin “Zonë e Lirë”.

Më tej, u ndaj dhe te përgjigja që dha zyrtari amerikan kur u pyet për marrëdhëniet e SHBA-ve me kryeministrin Edi Rama dhe çështjes “McGonigal”.

“Tha: Është një proces penal i hapur, nën hetim. Do kjo të thotë derë burgu e hapur. Në interpretimin politik do të thotë varr politik i hapur. Ndaj dhe takimi (Rama-Escobar) u bë 20 minuta”, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco