Këlliçit i dhurojnë librin '100 personalitete shqiptare të kulturës Islame': Emocion i fortë që një pjesë e zë familja ime

Këlliçit i dhurojnë librin '100 personalitete shqiptare të kulturës Islame': Emocion i fortë që një pjesë e zë familja ime

20:27, 21/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka vizituar sot selinë e komunitetit mysliman.

Drejtori i Kulturës së këtij institucioni i dhuroi atij librin "100 Personalitete shqiptare të kulturës Islame” që për Këlliçin ka një domethënie pasi familja e tij është pjesë e tyre.

"Bajram i veçantë sot!

Një befasi e kendshme gjatë vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman, m’u rezervua sot nga Drejtori i Kulturës pranë këtij institucioni, z.Dorian Demetja, i cili më dhuroi librin “100 Personalitete shqiptare të kulturës Islame”.

Është emocion i fortë kur sheh se një hapësirë të madhe ndër 100 personalitetet e historisë dhe kulturës në këtë shekull, e zë familja ime, paraardhësit, siç është Mytesim Këlliçi, ish-Myfti i Tiranës - Durrësit–Kavajës, si dhe ish Senator dhe drejtues i Kongresit të Lushnjes për një periudhë kohe. Krenar për këto gjurmë që janë vendosur herët, ne shërbim të njerëzve, qytetit dhe vendit," shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco