Hamidi: Zgjedhjet në veri të Kosovës jo në kushte normale, serbët do ta bojkotojnë masivisht

16:49, 21/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatore Armela Ferkon ishte gazetari dhe analisti, Lavdrim Hamidi.

Hamidi është shprehur se situata ku do të zhvillohen zgjedhjet në veriun e Kosovës nuk është normale pasi presidenti Vuçiç ka bërë thirrje për një bojkot masiv të komunitetit serb.

"Në një anë kemi qeverinë e Serbisë dhe presidenti Vuçiç i cili kërkon që të mos mbahen zgjedhjet në veriun e Kosovës dhe në anën tjetër kemi qeverinë e Kosovës që kërkon të mbahen këto zgjedhje.

Lista serbe dhe Serbia kanë bërë thirrje që komuniteti serb mos të dalë në zgjedhje ku dhe shumica e kandidatëve janë tërhequr. Vuçiç u shpreh se do ti shohim me përbuzje ata që  do të shkojnë me votuar, ku dnër të tjera tha se nuk do të shkojnë më shumë se 100 serb për të votuar në zgjedhje.

Institucionet e sigurisë në Kosovë i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme edhe pse është një zonë që rendi nuk funksionon si duhet në atë zonë, pritet që të dielën të ketë dhe forca të shtuara të sigurosh. Ambasadori amerikan është shprehur se në rast të çdo incidenti bashkësia ndërkombëtare do tu përgjigjet fuqishëm dhe se procesi duhet të vazhdojë i qetë.

Çështja kryesore është te legjitimitet i kryetarëve të votuar në këtë mandat 2 vjeçar. Kemi një dyzim të deklaratave të ambasadorëve në Kosovë dhe Serbi ku janë shprehur në mënyra të ndryshme, sepse zoti Hill në Serbi është shprehur se zgjedhjet nuk duhet të zhvillohen në këto moment ndryshe nga ambasadori amerikan në Kosovë.

Nëse një kryetar zgjidhet edhe me 100 vota ai është legjitim dhe do të qeverisë deri në fund të mandatit, por nëse presidentja nuk e legjitimon do të ishte një precedent jo i mirë dhe do të sillte probleme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco