'Padia e Erion Velisë kundër gazetarit Bledian Koka është budallëk me okë'

'Padia e Erion Velisë kundër gazetarit Bledian Koka është budallëk me okë'

16:18, 21/04/2023
A+ Aa A-

 Nga Ylli Manjani 

Padia e Erion Velisë kundër gazetarit Bledian Koka, është nonsens. Budallëk me okë.

Bledian Koka vetë si person nuk ka emetuar në publik asnjë fakt, rrethanë apo ngjarje të pavërtetë dhe dashakeqëse. Ai, si gazetar, ka intervistuar një person tjetër. Ky i fundit ka folur në publik për ngjarje e rrethana shumë të rënda për Erion Velinë.

I intervistuari ka sugjeruar në publik që Erion Veliaj ka lidhje me Iranin nga ku siguron financime. Nga i intervistuari dinë që Erion Veliaj ka lidhje me kompaninë e Inceneratorëve dhe se kanë porositur një makineri të përdorur.

Nëse këto deklarime janë apo jo të vërteta, nuk i provon dot gazetari Bledian Koka. Barrën e provës e ka i intervistuari.

Nëse Erion Veliaj ka ndjehet i shpifur (siç ndihemi ne të gjithë nga rrenat e tij të përminutshme), debatin ligjor e ka më të intervistuarin dhe jo me Bledian Kokën.

Nuk ka faj gazetari "pse bën pyetje" o pallë?!!

S'kisha lexuar ndonjherë padi kundër gazetarëve me pretendimin "pse bën pyetje"?!

Po ç'të bëjë tjetër gazetari nëse nuk bën pyetje?!

Allah, allah..!

Pallë e shkuar pallës!

Interesant është me çfarë shpejtësie e mori nën shqyrtim Gjykata e Tiranës këtë budallëk padi...!

A thua se nuk ka çështje të tjera aty, por vetëm këto të Erionit.

Meqë ra fjala, pse nuk e rishqyrton kërkesën e PD për regjistrim, pas vendimit fashist të Apelit?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj21/04/2023 17:36

Z. Manjani, edhe unë besoj se gjithë sa ndodh në Shqipëri e ka përgjigjen te pyetja juaj:-Meqë ra fjala, pse nuk e rishqyrton kërkesën e PD për regjistrim, pas vendimit fashist të Apelit?!-.

Shto koment

Denonco